Sot vranësira dhe reshje të dendura shiu, si do luhaten temperaturat

10 Nëntor 2023, 07:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një tjetër sistem vranësirash pritet të zhvillohet në territorin shqiptar, duke sjellë reshje të dendura shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të dendura reshjet paraqiten në ultësirën perëndimore duke raportuar edhe përmbytje në shumë qytete.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e shirave me intensitet mesatar dhe të lartë në të gjithë territorin e vendit, pritet dobësim i reshjeve vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por maksimalet do të pësojnë 2 gradë rënie duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.


Video