Video/ Dalin pamjet e dhunës ndaj kreut të AKU në Shkodër!

23 May 2026, 13:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ Dalin pamjet e dhunës ndaj kreut të AKU në Shkodër!
Ramir Haderi

Drejtori i AKU-së në Shkodër, Ramir Haderi, është goditur me sende të forta të pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

VoxNews ka siguruar videon nga momenti kur goditet drejtori i AKU-së në Shkodër.

Haderi ka qenë duke lëvizur i vetëm kur një person i është afruar dhe e ka goditur me një mjet të fortë në pjesën e ballit.


Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar çarje në zonën e vetullës dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Shkodër, ku po i nënshtrohet kontrolleve të tjera mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fahri Ramadani”, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.


Video