VIDEO/ Aksidenti tronditës në Durrës, klientët e lokalit të shokuar dalin jashtë dhe tentojnë të shpëtojnë fëmijët që u përplasën nga 57-vjeçari i dehur

3 May 2026, 17:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Aksidenti tronditës në Durrës, klientët e lokalit

Këto janë pamjet e rënda nga brenda lokalit në Durrës, ku shoferi i dehur Nikoll Radaçi përplasi për vdekje dy fëmijët dhe plagosi rëndë një tjetër në lagjen numër 15, në trotuarin para lokalit.

Siç duket nga pamjet e kapura nga kamerat e lokalit, të siguruara nga Top Channel, në momentin e tragjedisë, klientët e tmerruar kanë vrapuar jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe për të shpëtuar fëmijët, të gjithë të moshës 10-vjeçare që jetonin në atë lagje.

Dy prej tyre humbën jetën në vendngjarje, një u plagos rëndë, kurse fëmija i katërt shpëtoi mrekullisht.

Shoferi që shkaktoi aksidentin tragjik, Nikoll Radaçi, njihej si problematik në zonë pasi konsumonte alkool dhe bënte manovra të rrezikshme me makinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video