VIDEO: Aksident i frikshëm në Lushnje-Rrogozhinë, makina përmbyset në mes të rrugës

20 November 2023, 18:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Aksident i frikshëm në Lushnje-Rrogozhinë, makina
Aksidenti në Lushnje - Rrogozhinë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në aksin Lushnje-Rrogozhinë, ku është përfshirë një makinë.

Nga pamjet e siguruara nga Vox News dallohet makina "Audi" e përmbysur në mes të rrugës, pas përplasjes me një "Benz".
“Rreth orës 14:00, në fshatin Dushk, automjeti tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. H., është përplasur me automjetin tip

“Benz” me drejtues shtetasin A. K. dhe me automjetin me drejtues shtetasin S. T.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në automjetin tip “Audi”, shtetasja Sh. S., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.


Video