Shtyhet sërish seanca për vdekjen e Jonadës, gjyshi i 7-vjeçares: Dyshojmë se diçka po luhet

20 Nëntor 2023, 15:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Viktima, Jonada Avdia

Më shumë se një vit nga vdekja e 7-vjeçares, Jonada Avdia gjykata ende nuk është shprehur mbi ngjarjen e rëndë. E mitura u përplas për vdekje me skaf nga ish-efektivi i policisë Arjan Tase ndërsa familja endet dyerve të gjykatës për të kërkuar drejtësi.

Edhe seanca e planifikuar për t'u mbajtur ditën e sotme është shtyrë sërish. Gjyshi i 7-vjeçares tha se shpreson që drejtësia të japë vendim të drejtë.

Lidhur me vonesat dhe shtyrjet, ai thotë: "Dyshojmë se diçka po luhet nga segmente të pushtetit".

“Kemi pasur shpresë te drejtësia. Dyshojmë se diçka po luhet nga segmente të pushtetit. Që nga 10 korriku ndërrohen prokurorët, kemi dyshim se drejtësia mban erë.

Duam drejtësi nga gjykatat shqiptare, që kjo ngjarje të mos përsëritet. Çështja po rrëshqet në honet e llumit të drejtësisë”, tha gjyshi i Jonadës.

Video