Çështja "Ahmetaj", merret në pyetje biznesmeni Sokol Meqemeja!

20 Nëntor 2023, 14:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj/ Sokol Meqemeja

Biznesmeni i "Frogo Food", Sokol Meqemeja, këtë të premte ka qënë në prokurorinë e posaçme për të dëshmuar në hetimet që po ndiqen për Arben Ahmetajn.

Sokol Meqemeja rezulton aksioner në të  paktën 10 kompani, ndërsa SPAK thotë se ai, Sonila Goxhaj dhe njëra nga kompanitë e tij “Frigo Food”, është përdorur si maskë per shitjen e një apartameti dhe 1 garazhi nga Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj.

"Fshehja e pasurisë dhe deklarimit të rremë, të shumës prej 140 000 euro, në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje" ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të 1 apartamenti me sip 178.68 m2 dhe i garazhdi, me sipërfaqe 21 m2, ndodhur në vendin e quajtur “Selitë”, në pallatin ndërtuar nga shoqëria "Sheron".

Kjo vlerë është paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasi, Klodian Zoto, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food” që administrohet nga Meqemeja’’, thuhet në dosjen e SPAK./Ora

Video