Universiteti i Tiranës dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi: Të zbulohen autorët dhe motivi

29 May 2024, 12:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Universiteti i Tiranës dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol
Sokol Mëngjesi

Universiteti i Tiranës dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi dhe i uron shërim sa më të shpejtë të kolegut të tyre.

"Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm. Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mengjesit', thuhet në njoftimin për median. 

 


Video