“Unë jam Habib Rexha, me kërkesën e familjes unë ...”, publikohet VIDEO e 31-vjeçarit para se të dorëzohej në polici

23 May 2023, 16:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Unë jam Habib Rexha, me kërkesën e familjes unë
Habib dhe Fadil Rexha

Është publikuar një video e 31-vjeçarit Habib Rexha, përpara se ai të vetëdorëzohej në Komisariatin e Policisë së Kavajës.

Në këtë video të publikuar nga Tv Klan dhe të realizuar përpara se Habib Rexha t’u dorëzohet autoriteteve, 31-vjeçari shfaqet me babain e tij dhe thotë se do të dorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës me vullnetin e tij të lirë dhe me kërkesë të familjarëve.

Habib Rexha: “Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”.


Këto janë fjalët e Habib Rexhës. Pas këtij momenti ai iu drejtua ambienteve të Komisariatit të Policisë së Kavajës dhe u vetëdorëzua duke marrë përsipër krimin që ka kryer.

Kamerat e sigurisë së bizneseve në Kavajë e filmuan teksa largohej në këmbë pasi qëlloi me një plumb në kokë 48-vjeçarin  Arian Gosa. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arian Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij. Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve.

Habib Rexha vrau Arian Gosën për hakmarrje për vëllain e tij, Altin Rexha ku u vra pas një sherri me vëllain e Arian Gosës, Armand (Edmond) Gosa, ku mbetën të dy të vdekur. Kjo ngjarja ndodhi më 29 Mars të këtij viti, teksa Habib Rexha u kthye nga Gjermani dhe mori hak për të vëllain pas 53 ditësh.


Video