U vra nga i vëllai me plumb në kokë, edhe babai i Enriko Aliaj e konfirmon se krimi ishte aksidentale: Nuk e di nga u gjend arma

5 June 2023, 17:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U vra nga i vëllai me plumb në kokë, edhe babai i Enriko Aliaj e
Enriko Aliaj

Edhe babai i 20-vjeçarit Enriko Aliaj, Shpend Aliaj, ka konfirmuar se djali i tij është vrarë aksidentalisht nga vëllai i vet Elhami. 

“Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me djalin tim, mund të them vetëm se ai po luante me atë armë dhe u qëllua aksidentalisht”, tregon Shpend Aliaj për mediat italiane.

I ati i viktimës shton se në momentin kur ndodhi tragjedia, nuk ishte në shtëpi dhe nuk kishte dijeni për armën.

“Kur ndodhi tragjedia, nuk isha në shtëpi dhe nuk e di se si ajo armë përfundoi në duart e djalit tim”, vijon ai.

I riu nuk arriti t’i mbjetonte dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Ende ka  shumë për t’u sqaruar lidhur me këtë çështje shkruajnë mediat italaine.

Fillimisht, mbetet për t’u kuptuar se nga ka ardhur arma ndërsa në momentin e ngjarjes së rëndë mësohet se ka patur edhe një person të tretë, një mik të tyre. Ndërkohë, vëllai 18-vjeçar po hetohet në liri me akuzën e vrasjes me dashje.

Nëna e viktimës, Shqipe Aliaj ka deklaruar se dy djemtë e saj, së bashku me një shok të tyre ishin duke luajtur me një pistoletë me mulli, e cila kishte vetëm një plumb brenda.


Video