U nxorr pa ndjenja nga deti, mjekët s’japin shpresë për 12-vjeçarin shqiptar: I ka vdekur truri

14 July 2023, 21:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U nxorr pa ndjenja nga deti, mjekët s’japin shpresë për
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chania të Greqisë, ku një 12-vjeçar shqiptar është nxjerrë pa ndjenja nga deti.

Fëmija shqiptar ishte zhytur për t’u larë të dielën e 9 korrikut, në momentin kur është mbytur. Ai u nxorr në breg nga një roje në plazhin e Georgiopulit dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Mjekët e vendosën fillimisht në intubim, ndërsa u transportua në spitalin Heraklion të Athinës. Megjithatë gjendja e shqiptarit mbetet e rëndë, teksa mjekët kanë thënë se ka vdekje të trurit.

Prindërit e fëmijës nga Shqipëria janë njoftuar për zhvillimet, por ende shpresojnë për një mrekulli deri në momentin e fundit.


Video