Një aksident automobilistik me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur rreth një orë më parë në Fier.
Sipas informacioneve paraprake, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e lehtë të shoferëve dhe dy dëmijëve të mitur.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Fierit, ku po i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore.
“Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. R.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore”, bën me dije policia e Fierit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.