Grupi i Berishës kërkesë Nikollës: Debat urgjent në parlament për Ahmetajn

14 July 2023, 16:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grupi i Berishës kërkesë Nikollës: Debat urgjent në
Parlamenti i Shqipërisë

Grupi i “Rithemelimit” të Sali Berishës i ka dërguar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla një kërkesë për zhvillimin e debatit publik për çështjen e Arben Ahmetajt.

Sipas grupit të Berishës, kjo aferë është aq e madhe sa që përfshin organet e qeverisë deri të Edi Rama.

“Seanca plenare e ditës së premte, datë 14.07.2023 u zhvillua në shkelje të Kushtetutës, e cila në Nenin 73, pika 4 e saj, parashikon diskutim si dhe votim të hapur me qëllim që opinioni publik të vihet në dijeni mbi qëndrimet e secilit deputet”, thuhet në njoftim.

Çdo deputet të ketë të drejtën e diskutimit 10 minuta. Lista e folësve për Mocionin me Debat të fillojë detyrimisht me deputetët iniciues të Mocionit me Debat dhe më pas mund të vijojnë folësit apo diskutantët e tjerë.


Video