Vrau shokun e tij shqiptar, dorëzohet në policinë e Selanikut bashkatdhetari

14 July 2023, 16:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau shokun e tij shqiptar, dorëzohet në policinë e Selanikut
Autori i dyshuar i ngjarjes, 45-vjeçari nga Elbasani

Është dorëzuar në policinë greke 45-vjeçari shqiptar që qëlloi për vdekje shokun e tij ditën e djeshme në Selanik

Mësohet se autori është dorëzuar në policinë i shoqëruar nga avokati i tij. 45-vjeçari është baba i tre fëmijëve.

Ai dyshohet se ekzekutoi shokun e tij, një 50-vjeçar po nga Shqipëria, pas një konflikti banal. Autori ka thënë në polici se me shokun e tij kishte patur konflikt më shumë se një herë, për shkak të një borxhi që i kishte dhënë.

Krimi i rëndë u filmua nga kamera e sigurisë së një karburanti në Analipsi të Selanikut.

Nga pamjet filmike, viktima dallohet teksa mban diçka në dorë me të cilën tenton të qëllojë shokun e tij, por ky i fundit nxjerr pistoletën dhe e qëllon nga dritarja e makinës duke e lënë të vdekur në vend.

Kujdes! Pamje të rënda të momentit të vrasjes:


Video