Bllokohet në mes të detit familja me dy fëmijë të mitur, u prish motori i varkës

14 July 2023, 16:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bllokohet në mes të detit familja me dy fëmijë të
Varka pësoi defekt në gjirin e Durrësit

Dy mjete lundruese kanë pësuar defekt duke ngecur në det të hapur, në Durrës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të kryer shpëtimin e katër familjarëve që ndodheshin në një varkë plastike, mes tyre edhe dy fëmijë të mitur.

Ata janë shoqëruar në breg të detit nga shërbimet kufitare të policisë së Durrësit.

Gjithashtu në Triport të Vlorës është shpëtuar një tjetër pushues, i cili mbeti i bllokuar pas prishjes së motorit të ujit.


Njoftimi i Policisë:

Rrezikuan të mbyteshin në det, pasi mjeti me të cilin lundronin pësoi defekt, shërbimet e Policisë Kufitare i shkojnë në ndihmë një familjeje me 4 pjesëtarë, mes tyre 2 fëmijë të mitur.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë njoftuar se 4 pjesëtarëve të një familjeje, mes tyre 2 fëmijë të mitur, iu rrezikohej seriozisht jeta, në det, pasi mjeti lundrues (varkë plastike) me të cilin po lundronin për qëllime argëtimi, kishte pësuar defekt, në gjirin e Durrësit. 

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë nisur me mjet lundrues, drejt vendit të sinjalizuar. 

Si rezultat i operacionit të shpëtimit, 4 familjarët u nxorrën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin, u nxorr në breg duke u tërhequr nga mjeti lundrues i Policisë Kufitare.   

Mbeti i bllokuar në det, pasi mjeti lundrues Jet Ski pësoi defekt, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Triport i shkojnë në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues.  

Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport janë njoftuar se një shtetas kishte mbetur i bllokuar në det, në zonën e quajtur “Bovat”, për shkak se mjeti lundrues Jet Ski që drejtonte, kishte pësuar defekt në motor.

Mbërritja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare, në zonën e sinjalizuar, si dhe ofrimi i ndihmës, bënë të mundur që drejtuesi i mjetit lundrues Jet Ski, shtetasi S. I., të nxirrej në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, u tërhoq drejt bregut, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin.


Video