Presidenti Begaj dekreton ligjin për ‘Paqen fiskale’!

13 January 2026, 09:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti Begaj dekreton ligjin për ‘Paqen fiskale’!
Bajram Begaj

Edhe pse ligji për “Paqen Fiskale” u kundërshtua nga FMN, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe nga Bashkimi Evropian, Presidenti Bajram Begaj e dekretoi.

Dekreti është firmosur në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Ligji për paqen fiskale synon rregullimin e marrëdhënieve financiare dhe fiskale, si dhe krijimin e lehtësive për subjektet që kanë detyrime të prapambetura ndaj shtetit.

Dekreti mban numrin 21 dhe është nënshkruar në Tiranë, më 12 janar 2026.


Video