U kap me kokainë, Agim Kajmaku mohon akuzat: S'kam lidhje fare me drogën

16 June 2022, 16:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U kap me kokainë, Agim Kajmaku mohon akuzat: S'kam lidhje fare me
Agim Kajmaku

Ish-kryebashkiaku socialist i Vorës, Agim Kajmaku dhe nipi i tij, kanë mohuar para hetuesve se kanë lidhje me kokainën e kapur në vazot e luleve, të cilat ata i kishin blerë në një fidanishte në në Grottammare, Itali.

Në dëshminë e dhënë për policinë italiane ata janë shprehur se nuk dinin asgjë për praninë e lëndës narkotike, më konkretisht 18.8 kg kokainë.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se Kajmaku dhe nipi i tij po mbahen në burgun e Fermos. Avokati i tyre Vittorio Supino u shpreh se po punon për zbardhjen e pozicionit të klientëve të tij. Ai foli për një shirit ngjitës që u sekuestrua në momentin e arrestimit të tyre, duke theksuar se nuk është i njëjti shirit i përdorur për paketimin e thasëve me kokainë.

Lënda narkotike e kapur para disa ditësh do të dërgohet në Anoka për t’u analizuar dhe për përcaktuar përqindjes e pastërtisë së saj. Ndërkohë hetuesit vijojnë hetimet për të zbardhur si është dërguar në fidanishte 18.8 kg kokainë e cila ishte fshehur në vazot e luleve që ishin blerë nga Agim Kajmaku.


Video