Emri/ U dhunua se sinjalizoi parcelat me kanabis të komshiut, denoncuesit i gjenden 150 rrënjë bimë narkotike!

7 Gusht 2026, 13:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skënder Nika

Një konflikt mes fqinjëve në zonën e Arstit në Fushë-Arrëz ka marrë një tjetër zhvillim, pasi Skënder Nika është arrestuar me akuzën e kultivimit të kanabisit.

Nika ishte përfshirë pak ditë më parë në një sherr me fqinjët, ndërsa dyshohet se kishte denoncuar parcelat e tyre për kultivim kanabisi.

Por gjatë kontrolleve në zonë, policia ka zbuluar një parcelë me rreth 150 rrënjë kanabis, që dyshohet se i përkiste Nikës.

Sipas hetimeve, një prej elementëve që ka ndihmuar në zbulimin e pronësisë së parcelës ka qenë një tub vaditës, i cili dyshohet se lidhej me parcelën e kultivuar.

Policia ka vijuar hetimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që përpara drejtësisë të dalin edhe detaje të tjera mbi konfliktin mes fqinjëve dhe denoncimet e bëra për parcelat me kanabis.


Video