U arratis nga burgu i Shënkollit, merr fund arratia e Daut Lazes, arrestohet në ‘Astir’

14 Prill 2025, 22:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Daut Laze

Është arrestuar pas rreth dy muajsh në arrati 49-vjeçari Daut Laze, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, më 4 shkurt 2025.

Njoftimi i policisë

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 4 shkurt 2025.

Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.

Ky shtetas, me datë 4 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

Video