Pronari i një resorti në Dhërmi Artur Bubeqi, me anë të një postimi ka reaguar për tregon eksperiencën e tij sesi i kanë manipuluar peshat e bagazheve në aeroportin e Rinasit.
Buznesmeni Bubeqi shkruan se "aeroporti shqiptar nuk i mjafton vjedhja kolosale nëpër bileta, taksa por do të vjedh edhe në bagazhet e udhëtarëve.
Postimi i biznesmenit Artur Bybeqi:
“Aeroportit shqiptar nuk i mjafton vjedhja kolosale nëpër bileta taksa, por do të vjedhë në mënyrë kaq të pafytyrë edhe në bagazhet e udhëtarëve: përpara se të dërgoja në aeroport punëtorët tona ua peshova valixhet tek Posta Shqiptare në mengre që mos të kalonte pesha e lejuar. Shkojmë në aeroport, vendosin valixhet mbi tapet dhe çuditërisht të dyja valixhet na dalin me 7 kg tepër. Edhe peshoret me standard të dyfishtë i kanë këta?Turpi Zotit, që mendoni vetëm të vidhni miletin!”, shkruan Bubeqi në rrjetet sociale.