Turistja me motor përplaset nga makina pranë liqenit të Ohrit, në gjendje të rëndë për jetën

19 Shtator 2023, 17:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një turiste është aksidentuar rreth orës 15:00 të ditës së sotme teksa ishte duke udhëtuar me motor pranë liqenit të Ohrit në Pogradec.

31-vjeçarja është përplasur nga një makinë, duke marrë plagë të shumta dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia thotë se paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi turistja i ka prerë rrugën mjetit tip “Benz”.

“Më datë 19.09.2023, rreth  orës 15:50, në aksin rrugor "Pogradec-Lin", pranë fshatit Piskupat, Pogradec, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., rreth 31 vjeçe, e cila për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 33-vjeçari ndodhet në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur, si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motomjetit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit, në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin e ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, bën me dije policia.

Video