Turisti hidhet me kokë në det në Sarandë, pëson fraktura të rënda në qafë. Niset me urgjencë drejt Tiranës

25 July 2023, 20:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Turisti hidhet me kokë në det në Sarandë, pëson
Foto ilustruese

Një 35-vjeçar në Sarandë ka mbetur i plagosur, pasi është hedhur në det me kokë. Bëhet fjalë për një pushues Lituania, Andrius Naidziravicius.

I riu është hedhur në det dhe ka pësuar fraktura në qafë. Ai është dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë.

Më pas është nisur me helikopter drejt Traumës në Tiranë.


Video