Situata jashtë kontrollit në Kraps të Fierit/ Banorët: Rrezikohen banesat dhe bagëtitë. Vetëm 3 mjete në terren

25 July 2023, 16:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Situata jashtë kontrollit në Kraps të Fierit/ Banorët:
Zjarri në Kraps

Riaktivizohet sërish zjarri në pyllin me pisha në Kraps të Fierit.

Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe erërave të forta që favorizojnë shtrirjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë.

Situata e zjarrit në Kraps është kritike. Përveç sipërfaqeve me pisha dhe ullinj, flakët kanë përfshirë edhe disa banesa në zonën e sipërme të fshatit, të cilat ndodhen në afërsi të pyllit.

Sipas banorëve mund të jenë djegur edhe bagëti.

Drejtori i zjarrfikëseve të bashkisë Fier, Zija Hyka pohon se situata është e vështirë, ndërkohë që për neutralizimin e flakëve në terren ndodhen tre mjete zjarrfikese.

Situata bëhet më e vështirë edhe për shkak të terrenit të vështirë, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë shuarja e zjarrit u bë e mundur vetëm pas nderhyrjes nga ajri, pasi zjarri doli jashtë kontrollit, duke u përhapur nga pylli i Peshtanit drejt Krapsit.


Video