VIDEO/ Momente tmerri në mes të Sarandës, telat e energjisë elektrike shpërthejnë në flakë!

25 July 2023, 13:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Momente tmerri në mes të Sarandës, telat e energjisë

Qytetarët e Sarandës që janë gjendur paraditen e sotme në rrugën pranë gjykatës, kanë përjetuar momente të frikshme pasi telat e korrentit kanë bërë masë dhe kanë shpërthyer në flakë.

Në një video duket që telat shpërthejnë në flakë dhe dëgjohet shpërthimi. Qytetarë të tmerruar duket që largohen, ndërsa disa i bëjnë thirrje qytetarëve të tjerë të largohen pasi mund t'u rrezikohet jeta.

Një javë më parë, gati e gjithë Saranda vuajti mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e një zjarri në nënstacionin elektrik.

Ndërsa në Ksamil u këputën disa kabllo dhe më pas ndodhi një  shpërthim i fuqishëm, që terrorizoi banorët e zonës.


Video