Kapet 5 ton kokainë në Spanjë, shkatërrohet banda e shqiptarëve!

25 July 2023, 11:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kapet 5 ton kokainë në Spanjë, shkatërrohet banda e

Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare që tentoi të kontrabandonte 5 ton kilogramë kokainë të fshehur brenda një ngarkese më banane.

Droga hyri në territorin spanjoll përmes portit të Malaga-s dhe më pas u transportua në një magazinë në një pronë industriale në Alicante, ku dhe u kap.

Policia spanjolle se kjo ishte sasia më e madhe e kokainës të kapur ndonjëherë në provincë.

Kokaina, e cila vinte nga Ekuadori brenda një ngarkese me banane, kishte një pastërti prej 87% dhe do të kapte vlerën e më shumë se 265 milionë eurove në treg.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se gjatë operacionit u arrestuan 5 shtats shqiptar.

Oficerët gjurmuan dy kamionë në të cilët transportohej droga dhe panë se mallrat po shkarkoheshin nga anëtarët e grupit kriminal, të cilët mbanin veshje fosforshente, identike me punëtorët e rregullt në zonë.

Sipas policisë, trafikantët e drogës kishin marrë masa ekstreme për të ruajtuarsigurinë personale, duke ndërruar vazhdimisht vendbanimin e tyre dhe duke udhëtuar shpesh jashtë vendit. Për të kamufluar biznesin e paligjshëm ata kishin hapur biznese dhe kompani të rregullta në zonë duke u hequr si sipërmarrës.


Video