Policia, kontrolle në "Tarraca Resort" në Sauk, ja çfarë ka ndodhur

25 July 2023, 18:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia, kontrolle në "Tarraca Resort" në Sauk, ja
Resorti "Tarraca"

Një resort në zonën e Saukut u procedua penalisht pas denoncimit nga OSHEE për ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike.

Burimet zyrtare thanë se denoncimi u bë në vazhdim të kontrolleve për subjektet që abuzojnë me energjinë elektrike.

‘Tarraca Resort’ në pronësi të Oltjon Kiços kishte kryer ndërhyrje në matësin e energjisë.

Menjëherë grupi i kontrollit kërkoi praninë e oficerit të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, ku është mbajtur edhe procesverbali përkatës.

OSSH bëri të ditur se ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve.


Video