Tronditet Italia, tre të ekzekutuar me plumb në kokë dhe një në gjendje të rëndë në ishullin pranë Napolit

16 August 2025, 19:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditet Italia, tre të ekzekutuar me plumb në kokë dhe një
Ischia, Napoli, Itali

Të shtëna me armë u regjistruan këtë pasdite, të shtunën, më 16 gusht, në zonën Cuotto të Forio d'Ischia ishull në gjirin e Napolit.

Sipas mediave italiane katër persona u qëlluan me armë zjarri. Tre mbetën të vdekur dhe një i plagosur rëndë në rrezik të menjëhershëm për jetën. Shkaqet dhe dinamika e ngjarjes janë ende të paqarta. Në vendngjarje ndodhen 118 dhe policia.

Sipas raportimeve të para, personat e vrarë janë qëlluar me plumb në kokë, pothuajse si një ekzekutim. Incidenti ndodhi në zonën Cuotto në hyrje të një parku hotelesh të njohur në zonë.

Pamje nga vendngjarja:

Tronditet Italia, tre të ekzekutuar me plumb në kokë dhe një

Tronditet Italia, tre të ekzekutuar me plumb në kokë dhe një

 



Video