Tronditet gjatë natës Shkodra, i vendoset lëndë plasëse banesës së policit

3 July 2024, 07:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditet gjatë natës Shkodra, i vendoset lëndë plasëse
Foto ilustruese

Qytetarët e Shkodrës janë tronditur gjatë natës, si pasojë e një shpërthimi.

Policia sqaron se në derën e banesës private të një efektivi është vendosur lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Video