TRAGJIKE në Selenicë/ Zjarr në banesë, humb JETËN i moshuari!

26 January 2026, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TRAGJIKE në Selenicë/ Zjarr në banesë, humb JETËN i
Ambulanca

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lapardha, të Bashkisë Selenicë, ku një 85-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.

Bëhet me dije se shkak i vdekjes së moshuarit, dyshohet se është asfiksia nga tymi, pasi banesa e 85-vjeçari është përfshirë nga një zjarr aksidental.

Ndërsa bëhet me dije se policia është vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha, Selenicë, është gjetur në banesë nga familjarët, i pajetë shtetasi K. A., 85 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.

Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Video