
Ka ndërruar jetë 15-vjeçari Erjon Boba, i cili u plagos me thikë një javë më parë në Durrës.
I mituri shkoi në spital me një plagë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.
Sherri mes tij dhe 14-vjeçarit me inicialet M.K nisi për një koment në rrjetet sociale.
"Ne Ranimacionin Qendrore te Spitalit Nene Tereza, ka ardhur nga qyteti Durresit 7 (shtate) dite me pare per ndihme mjeksore shtetasi i mitur Erjon Boba 15 vjec, i cili kishte nje plage ne trup ne pjesen e gjokesit, goditje me thike. Dhe per pasoje diten e soteme ka nderruar jete. Ne lidhje me kete problematike u njoftua ambulanca morgut, si dhe DVP, Durres", thuhet në njoftim.
Babai i 15-vjeçarit zbuloi pak ditë më parë se i biri ndodhej në intubim dhe mjekët po prisnin reagimin e trurit,që ai të dilte nga kujdesi intensiv, por adoleshenti nuk ka mundur të mbijetojë.
“Kemi dalë nga gjendja e rrezikut. Presim reagimin e trurit dhe më pas të dalim nga intubimi", tha ai.