Tragjedia me 2 të vdekur në Tiranë/ Familjarët duke qarë mbërrijnë në vendngjarje, dyshohet se viktimat janë… (Video)

17 June 2022, 11:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tragjedia me 2 të vdekur në Tiranë/ Familjarët duke

Dy të rinj janë gjetur të vdekur në rezervuarin e Çerkezës në Tiranë. Mjeti me të cilin po udhëtonin dy të rinjtë është fundosur në rezervuar, por fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin.  

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth mesnatës, por nxjerrja e trupave është bërë këtë mëngjes nga polumbarët e forcave RENEA. Viktima kanë mbetur Erion Muça, 22 vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj 20 vjeç.

Rasti u raportua në orën 8 të mëngjesit ndërsa pas disa orësh kërkime polumbarët e RENEA-s arritën të nxirrnin trupat e pajetë të dy të rinjve.

Ende nuk dihet nëse rënia e automjetit në liqen është aksidentale apo se kemi të bëjmë me një akt kriminal, e po ashtu nuk ka informacion mbi lidhjen e viktimave me njëri-tjetrin. Policia ka vendosur një perimetër sigurie shumë larg zonës së liqenit, ku mediat e kanë të pamundur që të shkojnë.

Në videon e mëposhtme shihet një burrë dhe një fëmijë të cilët kanë mbërritur në vendgjarje, dyshohet se janë të afërm të dy të rinjve, ndërsa shihen duke qarë.

Pamje të marra nga Fax:

 


Video