Dy të rinjtë humbën jetën në liqen, çfarë dyshon Policia

17 June 2022, 11:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy të rinjtë humbën jetën në liqen, çfarë
Vendngjarja

Erion Muça, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe, kanë gjetur vdekjen në liqenin e Çekrezës në Tiranë.

Automjeti drejtohej nga Erion Muça. Deri më tani dyshohet se ka qenë një humbje e kontrollit të makinës që më pas ka përfunduar në liqen duke u marrë jetën dy të rinjve.

Kanë qenë disa banorë të zonës dhe më pas roja i liqenit që kanë konstatuar makinën e zhytur në ujë.

Ata kanë njoftuar policinë lidhur më këtë ngjarje por nuk kanë mundur që të nxjerrin trupat. Është dashur ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s për nxjerrin e trupave të dy të rinjve.

Mbetet e paqartë nëse makina ka rënë gjatë natës në liqen apo mëngjesin e sotëm.

 

 


Video