Tiranë, 54 vjeçarja humb jetën në punë, e zunë poshtë dy paleta me pije alkoolike

14 April 2024, 08:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tiranë, 54 vjeçarja humb jetën në punë, e zunë
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë në punë u shënua ditën e djeshme (13 prill 2024) në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike në Fushë Mëzez.

Policia e Tiranës informon se gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital.

Policia arrestoi punëtorin e kësaj firme, Refik Sokoli, 56 vjeç, banues në Tiranë. Dosja i kaloi prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.


Video