
Procesi ndaj Fatmir Mediut në Gjykatën e Posaçme ka nisur me tensione dhe debat mes ish-ministrit të Mbrojtjes dhe familjarëve të viktimave të “Gërdecit”
Mediu dhe avokatët mbrojtës kërkuan akt të ri ekspertimi për dëmin ekonomik që u shkaktua në fabrikën e demontimi të armëve në Gërdec.
Trupa gjyqësore është tërhequr për të marrë vendim në lidhje me kërkesën për akt ekspertim të ri të dëmit ekonomik.
Ndërsa Mediu i kërkoi gjykatës që procesi të bëhet me kamera dhe nga ana tjetër familjarët e viktimave iu drejtuan ish-ministrit me fjalët, “ti je vrasës dhe fajin e kanë prokurorët që nuk e arrestojnë”.
Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak.
Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë.