“Gërdeci”/ Mediu: 5 shtetasit amerikanë të pyeten përmes videokonferencës, SPAK pranon

2 Maj 2024, 12:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fatmir Mediu

Sot po mbahet seanca ndaj ish ministrit Fatmir Mediu, në lidhje me “Gërdecin”.

Avokatët e Mediut kanë kërkuar që pyetja e pesë shtetasve amerikanë të bëhet përmes videokonferencës, pasi kjo do të ishte në të mirë të procesit dhe do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës.

Amerikanët kanë ofruar si një mundësi, marrjen në pyetje të tyre nga agjentët e FBI.

Avokatët kanë kërkuar autorizimin si ndërmjetës të gjeneral major Andrew Turley.

Në lidhje me kërkesën për pyetjen me videokonferencë, prokurorët kanë rënë dakord, por pritet vendimi i gjykatës.

Mediu nuk është sot i pranishëm në sallë pasi po merr pjesë në seancën e Kuvendit.

Video