FOTO: Kush është 40-vjeçari që mbante peng fëmijët; Ishte nën efektin e drogës, gruaja ishte larguar...

15 Maj 2024, 08:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aleks Marku

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët në apartament dhe qëllonte me ajër.

Burime bëjnë me dije se 40-vjeçari ka qenë nën efektin e drogës, pasi në banesë janë gjetur shenja që tregojnë se ai kishte konsumuar lëndë narkotike.

Sipas të njëjtave burime, ai ka pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Pasi gruaja ka ikur në Itali, ai ka marrë fëmijët nga Lezha dhe janë vendosur në Durrës për pushime, në një apartament me qira.

 

 

Video