Çmenduria e ARRSH-së - Unaza e Burrelit që u shemb kushtoi 1.3 m...
13 Qershor, 19:03Fokus
Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dhunoi dhe tentoi të abuzonte seksualisht me 74-vjeçaren në Pukë.
Sipas policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bënë ndalimin e shtetasit F. Sh., 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.