Sapo ishte rihapur, i vihet tritoli lokalit "The boss" në Lungomare, shkaktohen dëme të shumta materiale

8 Dhjetor 2024, 08:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga vendngjarja

Një sasi eksplozivi është vendosur në ambientet e jashtme të lokalit 'The Boss' që ndodhet në shëtitoren buzë detit në Vlorë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:30 minuta e deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe dyshohet se eksplozivi i vendosur ka qenë tritol.


Lokali, i cili funksiononte si bar, restorant e piceri, në Lungomare nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur. 

Orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë dëmtuar.

Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit.

Video