Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në Hagë, disa viktima dhe të plagosur

7 Dhjetor 2024, 19:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthimi në Hagë

Dy persona kanë mbetur pas një shpërthimi të fuqishëm icili ka shkaktuar shembjen e disa ndërtesave në Hagë. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 06:15 të mëngjesit.

Si pasojë e shpërthimit dyshohet se të paktën 20 njerëz kanë mbetur të bllokuar ndërsa 3 persona mes tyre një fëmijë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë sipas autoriteteve të paktën pesë shtëpi u shkatërruan nga ky incident.

Sakaq ekipet vijojnë kërkimet nën gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar për njerëzit që mund të jenë aty.

Policia është në kërkim të një makine e cila është larguar me shpejtësi nga vendngjarja menjëherë pas shpërthimit.

Video