Në zonat malore priten reshje dëbore, si do variojnë temperaturat

8 Dhjetor 2024, 08:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjatë orëve të para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate.

Sipas MeteoAlb, në zonat e thella malore priten reshje dëbore; Parashikohet që deri mëngjesin pas-ardhës reshjet e dendura të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga -2 °C vlera më e ulët deri në 17°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 6 ballë.

Video