Përplasje e ashpër verbale në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Ndërsa deputetët e PD-së ndodheshin jashtë, pasi garda nuk lejonte deputetët e përjashtuar të marrin pjesë, deputeti i PS-së, Plarent Ndreca nisi mbledhjen.
Kjo shkaktoi përplasje e ashpër verbale me Albana Vokshin
Pjesë nga debati
Albana Vokshi: Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen.
Plarent Ndreca: Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.
Albana Vokshi: Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera.
Plarent Ndreca: Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare.
Albana Vokshi: Në vend se të mbroni kolegët...
Plarent Ndreca: Kolegët që hedhin molotov nuk i mbrojmë ne
Albana Vokshi: Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj
Vokshi ka kërkuar që të dalë jashtë dëshmitari Gentian Opre, pasi është për procedurë, ndërsa Ndreca e ka kundërshtuar këtë.
Në shenjë revolte Albana Vokshi i hodhi 4 herë mikrofonin Plarent Ndrecës si dhe çdo send që ndodhet në tavolinë. Vokshi këmbëngul të dalë dëshmitari me pretendimin se kemi ‘procedurë’
Albana Vokshi duke i kërkuar të dalë jashtë dëshmitarit e kërcënoi
“Nesër pasnesër do pendohesh për këtë. Ai do të përballet me ligjin, se po shkel urdhrin e kryetarit”
Vijimi i debatit
Ndreca: Unë nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaç.
Vokshi: Kujt i thua rrugaç ti, të të vijë turp. Ju jeni rrugaç që bëni këto veprime. Hedhja e molotovit ishte mesazh i parë.
Ndreca: Jeni të mbaruar totalisht.
Ilir Metaj: Sekretaria, sillni ambulancën se kjo ka nevojë për ndihmë mjekësore.