Tirana zien nga protestat, "Zvërneci" shitet për 306 mijë euro! ...
8 Qershor, 15:16Fokus
Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në një lokal pranë Liqenit Artificial të Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë konfliktuar brenda një lokali, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Fillimisht u raportua për një person të plagosur, por diçka e tillë nuk është konstatuar deri tani nga forcat e policisë.
Ishte një telefonatë në sallën operative që njoftoi uniformat blu për konfliktin dhe të shtënat me pistoletë.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe personave të përfshirë.