SPAK u komunikon akuzat tre ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë

2 July 2024, 14:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK u komunikon akuzat tre ish-drejtorëve të Bashkisë
Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar zyrtarisht akuzat tre ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Taulant Tushes, Redi Mollës dhe Mariglen Qatos lidhur me hetimet që po kryen SPAK për dosjen “5D”.

Ndaj Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, struktura e posaçme ka ngritur dy akuza “Korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë”, ndërsa ndaj Talunat Tusha akuzën për “shkelje të barazisë në tendera”.

SPAK vijon hetimet pasi me komunikimin e akuzave nuk ka përfunduar ende faza hetimore për mbledhjen e fakteve dhe provave nga kjo strukturë.  

Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Tre ish drejtorët u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Kecci dhe Englatina Zere.

 


Video