SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, Manjani: Proces i stisur për interesa politike

18 May 2023, 11:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, Manjani: Proces i
Ylli Manjani

Ish ministri i Drjetësisë Ylli Manjani ka folur në lidhje me kërkesën e SPAK për dënimin e Lefter Kokës me 10 vite burg dhe Alqi Bllkos me 4 vjet për çështjen e inceneratorëve.

Manjani i cilëson skandaloze akuzat e SPAK dhe sipas tij janë të stisura politikisht.

SPAK po i dërgon mesazhe popullit se “dënohet një politikan apo biznesmen pa prova mund të dënohet kushdo”, thotë Manjani.

Pyetje: Zoti Manjani çfarë mendoni pwr pretencwn e SPAK? 

Manjani: Unë përsëris atë që kam thënë dhe i qëndroj: I gjithë ky proces është një proces i sforcuar, lë shumë për të dëshiruar nga pikëpamja ligjore. Bie ndesh dukshëm, haptazi fare me parimet themelore të drejtësisë së 2000 viteve të fundit të njerëzimit, siç është fjala vjen “parimi i gjësë së gjykuar”, “parimi i parashkrimit të veprës penale” apo “ndalimi i dënimit i njerëzve pa ligj”. Sepse nuk mund të ndalosh njerëz ti duke i thënë pronar faktik, është çmenduri.

(...) Është një procesi i sforcuar, kam kohë që e them dhe sigurisht që i kuptoj dhe mirëkuptoj qëndrimet e detajuara të avokatit. (....) Këtu është çështja e ngritjes së një akuze nga asgjëja, ngritjes së një akuze kundër parimeve themelore të drejtësisë që janë garanci për qytetarët, sepse këtu nuk është halli që të dënojmë disa “maskarenj” që të kënaqet populli. Por populli duhet ta kuptojë që nëse dënohet ky “armiku” do dënohet nesër kushdo. Nëse ulet steka e drejtësisë në këto nivele, që ti të dënosh njerëz sipas qejfit, atëherë këtu burgu bëhet si ushtri. Dhe nëse është ky qëllimi i reformës, i drejtësisë, i Shqipërisë, i zgjedhjeve, që burgun ta bëjë si ushtria për njerëzit po ia arrin qëllimit.

Profesionistët e këtij vendi e kanë detyrë publike, pavarësisht çështjeve personale apo private, të mos lodhen, t’i shpjegojnë popullit shqiptarë se në çfarë gjendje skandaloze ngrihen çështje, akuzohen njerëz dhe vendosen para drejtësisë me gjyqtarë të cilët janë të trembur (...) Gjyqtarët janë katandisur në noter. Unë nuk do ta dëshiroja që gjyqtarët e kësaj çështje në këtë rast, të ishin noter të prokurorisë të një hajvanllëku që nuk quhet akuzë, sepse është asgjë e paprovuar. Dhe nuk mund të katandiset kjo historia e inceneratorëve, kur inceneratori është aty prezent, tjetër gjë, duhet apo s’duhet, bën s’bën është muhabet politik, por ama është aty. Dhe nëse ekspertët e vetë gjykatës thonë që kompania private ka harxhuar më shumë para se sa meritonte të harxhohej, aty nuk flitet më për korrupsion. Ka disa histori alogjike.

 


Video