SPAK ka nisur hetime jashtë vendit për korrupsionin e krimin e organizuar!

12 April 2025, 23:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK ka nisur hetime jashtë vendit për korrupsionin e krimin e
SPAK

163 letërporosi, ndryshe kërkesa për ndihmë në hetime janë dërguar nga Prokuroria e Posaçme autoriteteve të huaja gjatë 2024.

Në raportin vjetor, SPAK sqaron se ndihmë autoriteteve të huaja u është kërkuar si për hetimet që lidhen me krimin e organizuar për akuza të vrasjes, terrorizmit apo pastrimit të parave.

Edhe për ato çështje të regjistruara për korrupsion, shpërdorim detyre, shkelje e barazisë në tendera dhe fshehje pasurie.

Shteti që më së shumti i është dërguar letërporosi nga ana e SPAK gjatë vitit që lamë pas është Franca, me 40 kërkesa dhe kjo vjen për shkak të tërheqjes në rrugë gjyqësore të materialeve të SKY Ecc.

Shteti i dytë të cilit i është kërkuar ndihmë nga SPAK më shpesh është Italia me 21 kërkesa gjatë 2024.

Veç vendeve të Bashkimit Europian, SPAK ka kërkuar bashkëpunim në shumë vende të Amerikës Latine, por edhe Singaporit dhe Malajzisë.


Video