
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit pritet të vendoset sot nëse do të kalojë apo për gjykim dosja e inceneratorit të Fierit.
Pasi dëgjoi në seancën e kaluar pretendimet e palëve GJKKO ka kërkuar sot saktësimin e akuzave.
Për Alqi Bllakon kërkon ndryshim akuze pasi nuk e konsideron zyrtar të lartë. Ndërkohë që ka rrëzuar akuzën për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre për Arben Dervishajn.
Ka qenë vetë Bllako i cili kërkoi që të rrëzohet akuza pasi sipas tij nuk sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit nuk mund të cilësohet zyrtar i lartë.
Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.