“Drejtësia në Shqipëri ka dështuar”, revolta e Ylli Manjanit: Ku janë lekët e Lefter Kokës?

23 Mars 2023, 22:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ylli Manjani

Ylli Manjani e ka cilësuar drejtësinë në Shqipëri si “lesh arapi”. Juristi ngriti pyetjen se ku janë lekët e ish-ministrit Lefter Koka që ndodhet në burg.

“Drejtësia në Shqipëri ka dështuar. Që drejtësia ka dështuar të japë përgjigje për çështjen e inceneratorëve dhe po e djeg të vërtetën, e vërteta është e djegur kështu si e kanë nisur ata. Shqiptarët s’kanë për ta marrë vesh kurrë se çfarë ka ndodhur sepse çështja është copëzuar, është bërë fije-fije. Gjejnë një person e hajde t’ia fusim. Ka inat LSI-ja me Lefterin, kallëzim, Lefteri brenda, ky tjetri me Ahmetaj, Beni brenda, fjala që vjen. Ky nuk është hetim, ky është pisllëk, poshtërsi.

Ata zotërinjtë nuk janë të pavarur, por janë të varur që ç’ke me të sepse një Prokurori që do t’i japë përgjigje pyetjes e integron çështjen, ndërton një plan hetimor të integruar, ndërton një piramidë përgjegjësish, i vë njerëzit aty dhe pastaj fillon përgjegjësia penale, po jo hajde gjejmë njeri e i veshin përgjegjësi. Kështu krijohet një lësh arapi që nuk çon kërkund te e vërteta”, u shpreh Manjani në një emision televiziv.


Video