Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ditën e sotme do të mbahet pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Disa qytetarë janë paraqitur para gjykatës dhe kërcënojnë se do të djegin flamurin e Vorio-Epirit.
Personat të cilët kanë kërcënuar të djegin flamurin, janë identifikuar si Arilda Lleshi, Bledar Cakalli, piktor i muraleve për çështjet kombëtare dhe një person i tretë që nuk pranon të identifikohet.
Personat janë prezantuar si aktivistë.
Ndërkohë në gjykatë kanë hyrë familjarët e Belerit, në pritje të nisjes së seancës.