Sot ditë me diell, temperaturat arrijnë deri në 29 gradë gjatë ditës

30 May 2025, 07:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot ditë me diell, temperaturat arrijnë deri në 29 gradë
Foto ilustruese

Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve Mesdhetare do të diktojë kushtet atmosferike edhe në vendin tonë; duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites; ndërsa orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Lindore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës deri në 7°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe Qendrore duke arritur një maksimum prej 29°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.


Video