Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Aeroportin e Beogradit ku shqiptarët të cilët kishin zgjedhur për të fluturuar me linjën “Air Serbia” janë torturuar me orë të tëra nga autoritetet serbe.
Ky skandal është publikuar në rrjetet sociale, ku një prej shqiptarëve të cilët kishte zgjedhur për të fluturuar me këtë linjë nga Beogradi në Shqipëri ka denoncuar këtë ngjarje për të cilën duhet të merren menjëherë masa.
Sipas asaj që Fevziu bën me dije, referuar informacioneve të dhëna nga i riu i identifikuar si Orlando, shtetasit shqiptarë janë mbajtur me orë të tëra të mbyllur në autobus i cili ishte pa kondicioner dhe pa drita.
View this post on Instagram
Në videot e publikuara dëgjohen fëmijë teksa qajnë, ndërkohë që një qytetarë u kërkon llogari efektivëve të Policisë të cilët ishin bërë kordon jashtë autobusit.
"Kjo nuk është normale. A jeni në rregull? Ka fëmijë këtu”, dëgjohet t’i thotë ajo, ndërkohë që sikur të mos mjaftonte me kaq, pas mbajtjes në mënyrë brutale në autobus, shqiptarët janë torturuar edhe në avionin e “Air Serbia”, ku është përsëritur e njëjta situatë.