VoxNews siguron foton e 23-vjeçarit, Renis Dobra i cili u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.
Trupi i tij është gjetur i pajetë pranë bregut, ndërkohë që mjeti i tij dyshohet se ka përfunduar në liqen.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së ndodhur, por ka dyshime se i riu është mbytur me duar ose me ndonjë send tjetër, pasi në zonën e qafën janë vënë re disa mavijosje.
Përveç mavijosjeve në qafë, në të gjithë trupin e të riut ka shenja dhune. Ndërkohë mjeti i tij ka përfunduar në liqen, në rrethana krejt të paqarta.

Kjo lëvizje ngre dyshimet se i riu është marrë peng, është dhunuar dhe vrarë, dhe më pas, autorët kanë tentuar që të fshehin gjurmët duke e hedhur mjetin në liqen.
I riu ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme dhe sipas njoftimit të Policisë, denoncimin për zhdukjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, e bëri i ati i tij, duke kallëzuar se i biri nuk ishte kthyer në banesë.
Por pas disa orësh kërkime, kufoma e tij u gjet pranë liqenit të Shkopetit.